LAJMI I FUNDIT:

Prej fjalëve në vepra, brenda 54 orëve

Prej fjalëve në vepra, brenda 54 orëve

Brenda 54 orëve entuziastët e profileve të ndryshme në Kosovë kanë kthyer idetë e tyre në kompani të vërteta.

Pas një starti intensive me prezantime 60 sekondëshe të secilës ide gjatë ditës së premte, ndëmarrësit e Kosovës filluan të punojnë drejt zhvillimit të idesë së tyre në biznes. Me 13 ide të prezantuara, ditën e shtunë filluan punën qysh në orët e hershme të mëngjesit 9 startups, me qëllim që brenda vikendit të arrijnë deri tek zhvillimi i produktit, promovimi, kontaktimi i klientëve arritja e marrëveshjeve, etj.

Pas më shumë se 350 eventeve Startup Weekend anembanë botës vetëm gjatë këtij viti, Prishtina Startup Weekend që ishte i pari i kësaj natyre në Prishtinë, arriti që më në fund të sjellë një frymë të vërtetë të ndërmarrësisë në Kosovë dhe një nivel të lartë të punës në grup, mentorimit profeisonal dhe përballjes me mësimet prej dështimeve. Arenat si Startup Weekend janë vendi më i mirë ku profesionistët mund të testojnë produktin e tyre a është i gatshëm për të dale në treg apo jo, dhe brenda këtyre ambineteve motivuese dhe të limituara në 54 orë, ata nëse janë në gjendje të kuptojnë kritikën do të arrijnë të ndryshojnë koncpetin dhe të shohin vetën më të gatshëm dhe me një qasje më profesionale për tregun.

Duke u nisur prej faktit se startups janë krijuesit kryesor të vendeve të punës dhe të zhvillimit të ekonomisë së një vendi, evenimenti i organizuar në Prishtinë ka sjellë një frymë globale dhe ka treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë ndëmarrësit e Kosovës dhe si duhet evituar praktikat e dembelisë me grante dhe të formimit të OJQ’ve, sepse në fakt janë vet bizneset e vërteta që kontribojnë në ekonimnë e Kosovës e jo OJQ’t që kanë mbingarkuar tregun.


Përkrahje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka pëkrahur dhe mbështetur financiarisht Prishtina Startup Weekend, dhe vet ambasadori Jan Braathau ka bërë hapjen zyrtare me një fjalim inspirues para se pjesëmarrësit të prezantonin idetë e tyre. “Ju jeni e Steve Jobs të ardhshëm të Kosovës. Ju jeni krijuesit e vendeve të punës dhe ju jeni shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit” u shpreh ai.

Pas 54 orëve

Të dielën pas 54 orëve, paneli i jurisë në një ambient të jashtëzakonshëm kreativiteti bëri përzgjedhjen e tre bizneseve më të mira bazuar në: vlerësimin e konsumatorit, modelit të mirë të biznesit dhe ekzekutimit.

Duke respektuar këto elemente fitues u shpall elexoj.com, një dyqan për libra elektronik në gjuhën shqipe që do të jetë në shërbim të atyre që jetojnë jashtë Kosovës. Dhe në fakt ky grup veçse brenda vikendit arriti të ketë një kontratë me një publicist për 52 libra. Çmimi i dytë iu nda Sudo:base, ndërsa çmimi i tretë DigitalNomadPack.

Shpërblimet

Për tre vendet e para, Innovation Centre Kosovo ka ofruar 6 muaj “pre-incubation”, që do të mundësojë shfrytëzim të zyreve, trajnimeve, rrjetëzimit e gjërave tjera pa pagesë, pastaj IPKO Foundation ka dhuruar nga një iPad 2 për anëtarët e ekipit fitues “elexoj.com”, Telegrafi.com një buxhet marketing në vlera të ndryshme për tre vendet e para dhe që mund të shfrytëzohet për gjashtë muaj, Crimson Capital nga një buxhet simbolik për tre vendet e para (duke evituar në këtë formë dhënien e shpërblimeve të mëdha në të holla dhe duke mundësuar fokusimin e energjisë në vet produktin dhe biznesin), USAID ka ofruar 90 orë këshillim falas, etj.

Ndërsa të pranishëm në këtë event kanë qenë edhe emra të mëdhenj si Peter Sunde (bashkë-themelues i thepiratebay.org dhe i flattr.com), John Sechrest (Startup Weekend Global), Kushtrim Xhakli (Changers.com), etj.

Në anën tjetër është për tu përshëndetur fakti se Startup Weekend Prishtina ka arritur të grumbulloj dhe të njoftoj njerëz dhe të krijojë shoqëri të reja brenda 54 orëve, dhe ka mbledhur të intersuar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Suedia, Norvegjia e Amerika. E përveç kësaj nga 30% të pjesëmarrësve aktiv në Twitter, pas 54 orëve pothuajse 95% u bënë të zjarrt pas Twitter e rrjeteve tjera sociale.

Për më shumë mund të vizitoni:
www.prishtina.startupweekend.org
www.facebook.com/SWPrishtina
www.twitter.com/SWPrishtina