LAJMI I FUNDIT:

Prishtina Startup Weekend, gati për ndëmarrësit

Prishtina Startup Weekend, gati për ndëmarrësit

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit për ndëmarrësit e Kosovës, Prishtina Startup Weekend është duke finalizuar punët përgatitore dhe sot duke filluar nga ora 17:00 do të hap dyert për pjesëmarrësit të cilët janë regjistruar përmes www.prishtina.eventbrite.com.

Organizatorët e ngjarjes janë shprehur të kënaqur me reagimin e tregut dhe entuziastëve të kësaj inciative globale të quajtur “Startup Weekend” dhe kanë shprehur kënaqësinë e tyre se pas më shumë se 380 ngjarjeve në më shumë se 150 qytete të botës, kjo frymë e ndëmarrësisë po vjen për herë të parë edhe në Prishtinë duke shtyrë para komunitetin që të shpalos idetë e tyre dhe t’i shëndërrojnë ato në biznese brenda 54 orëve.

“Pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje që po organizohet për herë të parë në Prishtinë do të kenë rastin të përjetojnë entuziazmin e këtij vikendi intensive 54 orësh, duke përpunuar idenë e tyre dhe duke tentuar ta jetësojnë atë brenda këtij afati kohor. Përveç kësaj ata do të kenë pëkrahjen prej mentorëve më të mire të tregut vendor dhe ndërkombëtar dhe do të kenë rastin të takohen edhe vet me emra si Peter Sunde, John Sechrest, Kushtrim Xhakli, etj” u shpreh Çelik Nimani, organizator i Prishtina Startup Weekend.

“Për tre vendet e para parashihen edhe disa shpërblime të përshtatshme për të jetësuar biznesin e tyre qysh prej të hënës dhe aty përfshihen: 6 muaj zyre falas nga Innovaiton Centre Kosovo, 6 muaj buxhet për marketing falas në portalin më të madh shqiptar telegrafi.com, 90 orë këshillim profesional nga mentorët e USAID, një “Changers Starter Pack” për ekipin më inovativ, etj”.


Telegrafi.com do të jetë aty për të përcjellë ngjarjen dhe do t’ju njoftoj për çdo risi.