LAJMI I FUNDIT:

Tajlandë: “Like” si vepër kriminale

Tajlandë: “Like” si vepër kriminale

Ministri tajlandez i informimit, Anudit Nakorntap, tha se shfrytëzuesit të cilët bëjnë Like dhe Share përmbajtjet në Facebook të cilat janë ofenduese për monarkinë bëjnë vepër kriminale.

Agjencia AP transmeton se kjo deklaratë është e fundit në radhën e deklaratave që kërcënojnë lirinë e të shprehurit në Tajlandë, ku si cak të qeverisë tashmë janë gjetur disa ueb faqe të cilat paraqesin kërcënim për sigurinë nacionale, respektivisht të cilat kanë kritikuar monarkinë.

Ministri i informimit tani thotë se çdo kush që në këtë mënyrë thyen ligjin do të procedohet, madje edhe të huajt dhe ata të cilët përdorin internetin jashtë Tajlandës.

“Nëse një i huaj klikon në share ose like, drejtësia tajlandeze nuk ka juridiksion mbi të, por nëse ekziston padia dhe ai person vjen në Tajlandë, ai do të procedohet”, tha ministri Nakorntap për Associated Press.


Edhe pse kjo ndokujt mund ti duket e tepruar, partia Demokratike opozitare mendon se qeveria nuk po bën mjaftë për të mbrojtur dinjitetin e monarkisë.

Nga kjo parti vijnë propozimet që nga qeveria amerikane të kërkohet ndalesa e përmbajtjeve të caktuara në YouTube dhe Facebook. /Telegrafi/