LAJMI I FUNDIT:

Gmail, së shpejti me dizajn të ri

Gmail, së shpejti me dizajn të ri

Kohëve të fundit, Google është duke punuar shumë që t’i rifreskojë një numër të madh të shërbimeve dhe aplikacioneve të saj, dhe në mesin e tyre do të jetë edhe shërbimi i famshëm i emailit, Gmail.

Gmail’i i ri për momentin është në temën e quajtur “Preview”, mirëpo me dizajnin e ri të këtij shërbimi do të vijnë edhe funksione të reja, të cilat përfshijnë: shiritin e ri të veprimit, i cili përdor ikona në vend të tekstit, të cilin Google e ka përdorur në të kaluarën.

Në anën tjetër, seksioni i bisedave i quajtur “Conversation” gjithashtu do t’i ndënshtrohet një ri-modelimi, pasi që i njëjti do të pasurohet edhe me fotografi afër kontakteve.

Për më shumë, në mesin e funksioneve të reja që do të vijnë me ndërfaqen e re të Gmail, do të jenë edhe dhjetëra tema dhe motive për shërbimin, të cilat do të ofrohen në kualitet High-Definition.


Versioni i ri i Gmail pritet të arrijë së shpejti, ndërsa deri atëherë ne do të ju njoftojmë për çdo risi që lidhet me këtë shërbim. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori