LAJMI I FUNDIT:

Peter Sunde, bashkëthemeluesi i “The Pirate Bay” po vjen në Prishtinë

Peter Sunde, bashkëthemeluesi i “The Pirate Bay” po vjen në Prishtinë

Prishtina Startup Weekend që organizohet për herë të parë në Kosovë, dhe që bazohet në konceptin global të Startup Weekend për takime 54 orëshe ku zhvillues, dizajner, njerëz të marketingut, menaxher të produkteve dhe entuziast të startup’s, bëhen bashkë për të shkëmbyer ide, formuar ekipe, ndërtuar produkte dhe lansuar startups!

Prishtina Startup Weekend do të mbahet me 2-4 dhjetor dhe biletat për pjesëmarrje tani veçse janë publikuar online, e siç duket një sërë shpërblimesh i presin pjesëmarrësit e kësaj sfide interesante. Përveç kësaj, disa emra të njohur të industrisë vendore e ndërkombëtare janë listuar në kuadër të seksionit të mentorëve, dhe së fundi aty është parë edhe Peter Sunde, një ekspert i teknologjisë informative dhe i njohur nga të gjithë si bashkë-themelues dhe zëdhënës i “The Pirate Bay”, faqes më të njohur në bot për shkëmbim të skedarëve.


Peter Sunde është momentalisht duke punuar me projekte të cilat kanë potencial për të ndryshuar shoqërinë dhe shpesh merret me pyetjet për të drejtat intelektual. Peter është i njohur gjithashtu edhe si themelues i Flattr, shërbimi i parë real shoqëror për mikropagesa/të holla.

Përveç Peter, aty janë të listuar edhe Kushtrim Xhakli, një ndërmarrës i suksesshëm nga Kosova që momentalisht është i përfshirë me startup’in Changers.com, pastaj Alejtin Berisha, një ekzekutiv me përvojë dhe eksperiencë në ndërmarrësi, John Sechrest, anëtarë i bordit të Startup Weekend Global dhe ekspert me pësojë për biznese të vogla dhe të mëdha, Valon Sopi, dizajner kreativ dhe me përvojë në tregun e Kosovës dhe me eksperiencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milot Shala, programer i njohur në tregun e Kosovës dhe momentalisht inxhinier softuerik pranë kompanisë ndërkombëtare Poken, etj.


Organizatorët e Prishtina Startup Weekend kanë bërë të ditur se lista me ekspertë do të vazhdojë të rritet në vazhdim, dhe më tej kanë theksuar se pjesëmarrësit do të ndahen me përfitimet më të mira për startup’in e tyre. Për të kuptuar më shumë vizitoni faqen e www.prishtina.startupweekend.org apo www.facebook.com/SWPrishtina