LAJMI I FUNDIT:

Sistemi i Sonyt sulmohet prapë

Sistemi i Sonyt sulmohet prapë

Sony Online dhe PlayStation Network ndoshta nuk kanë gjetur mbrojtjen dukshëm më të mirë, në krahasim me kohën e sulmeve të mëhershme kur miliona llogari të shfrytëzuesve u vunë në dispozicion për keqbërësit.

Sony pohon se orvatjet e shumta të dështuara të qasjes janë tregues se hakerët kanë keqpërdorur të dhënat të cilat nuk kanë origjinën në serverët e Sonyt, por tek palët e treta. Përkundër kësaj, 93,000 llogari të shfrytëzuesve prapëseprapë janë sulmuar me sukses, por Sony pohon se para mbylljes së llogarive, hakerët nuk kanë pasur qasje afatgjate në to. Sony gjithashtu bind shfrytëzuesit se të dhënat rreth kartave të kreditit nuk janë në rrezik.

Të gjithëve të cilët janë të goditur nga ky problem, Sony përkohësisht ju ka mbyllur llogaritë e shfrytëzuesve dhe u ka dërguar lajmërim për ndryshim të fjalëkalimit. /Telegrafi/