LAJMI I FUNDIT:

Google ende udhëheq

Google ende udhëheq

Sipas rezultateve të comScore, Google gjatë shtatorit ishte në posedim të 65.4% të tregut amerikan të kërkimeve. Një muaj më herët ky gjigant mbante në posedim 64.4% të tregut.

Prej numrit total prej 19.3 miliard kërkimeve të cilat janë bërë gjatë muajit shtator, përmes serverëve të Googleit kanë kaluar rreth 12.7 miliard. Yahoo arriti të pushtoj 17.2% të tregut e me këto shifra posedimi i tij tregon rënie nga 18.5%, të muajit gusht. Posedimi i Microsoftit ka mbetur gati i pandryshuar – Bing tani ka në posedim 13.4% (një rritje kjo prej 0.1% në krahasim me muajin gusht).

Vendi i katërt dhe i pestë i takoi Askit dhe AOL-it të cilët kishin në posedim 2.6%, respektivisht 1.4%. /Telegrafi/