LAJMI I FUNDIT:

Risitë në Hotmail

Risitë në Hotmail

Në garën për të marrë kreun e ofertës së shërbimeve pa pagesë të postës elektronike, Microsoft shtoi pesë funksionalitete të reja në klientin e vet, duke iu afruar kështu oponentit më të madh, Gmailit.

Siç pohon Microsoft në lajmërimin e lëshuar për mediat, hulumtimet kanë treguar se madje gjysma e postës elektronike që e pranon shfrytëzuesi brenda ditës në inboxin e tij përbëhet nga newsletter-at dhe ofertat për blerje. 17 për qind të tjera janë lajmërimet nga rrjetat shoqërore, nëntë për qind janë lajmërime grupore dhe lajmërimet tjera, gjashtë për qind e përbëjnë kuponët për lirime, e dy për qind janë spam dhe po aq postë tjetër. Vetëm 14 për qind e postës së marrë e përbëjnë mailët personal.

Microsoft me qëllim të përmirësimit të përvojës së shfrytëzuesit futi risitë në klientin për shfletuesit e internetit. Përmes shënimit të veçantë automatik të lajmërimeve nga rrjetat shoqërore, mesazheve të cilat kanë attachment (sikurse që janë fajllat e Office-it, fotografitë e të ngjashme) ose të ofertave të ndryshme, Hotmail prej tani në mënyrë të përshtatshme do të dalloj newsletter-at dhe do ti klasifikoj ata në një kategori të posaçme për hir të lehtësimit të kërkimit. Nëse ndonjë newsletter nuk e dëshironi dhe një herë kërkoni ndërprerjen e pranimit të tij, Hotmail vetvetiu, në mënyrë krejtësisht automatike do të jetë këmbëngulës me kërkesat për ndërprerjen e dërgimit (nganjëherë duhen bërë me dhjetëra kërkesa) dhe do të keqtrajtoj dërguesit derisa ata të mos heqin dorë, pa pasur nevojë për ndonjë aksion shtesë të shfrytëzuesit.

Organizimi dhe pastrimi i kutisë postare tani është dukshëm më i thjeshtë dhe “më i mençur”, e fshirja e mesazheve të vjetruara një përvojë më e mirë me opsionin “e mesazheve ngjitëse (sticky)”. Mesazhet e ardhura tani mund të ndahen sipas autorëve në direktoriume të veçanta, e të gjitha këto janë të lehtësuara me përdorimin e mençur të funksionit drag & drop. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Kalo në kategori