LAJMI I FUNDIT:

Chrome mbi 16%

Chrome mbi 16%

Kompania Net Applications publikoi rezultatet e përfaqësimit të shfletuesve të internetit në nivelin global. Kah fundi i shtatorit Chrome i Google ishte n; posedim të 16.2% të tregut me çka vazhdon rritjen që kishte edhe më herët.

Gjatë gushtit Chrome pati në posedim 15.51%, ani pse ende ka mbetur në vendin e tretë në shkallëz. Më i popullarizuari, Internet Explorer i Microsoftit, në periudhën prej një muaji shënoi rënie prej 55.31% në 54.39%. Firefoxit gjithashtu i është zvogëluar posedimi, por duhet cekur në masë të vogël – nga 22.57% në 22.48%.

Safari i Appleit me posedimin prej 5% ndodhet në vendin e katërt, derisa Opera me 1.67% është në vendin e pestë.

A jeni në të njëjtat frekuenca me mbarë botën, cili është shfletuesi juaj i preferuar? /Telegrafi/