LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi sjell edhe tabletin Mi Pad 2

Xiaomi sjell edhe tabletin Mi Pad 2

Bashkë me Redmi Note 3, Xiaomi e ka zbuluar edhe tabletin Mi Pad 2, në të cilin ofron 2GB RAM, kamera në të dyja anët e pajisjes (8 dhe 2MP), si dhe opsionin e “artë”, që duket mjaft ngjashëm me iPad të Apple.

Pasaardhësi i Mi Pad sjell procesorin e Intel quad-core x5-Z8500 CPU.

Ajo që është shumë interesante është se kësaj radhe ky tablet ofrohet edhe në variantin që bazohet në Windows 10, bashkë me versionin në Android që e ka të ndërtuar ndërfaqen e kompanisë, MIUI 7.

Xiaomi thotë se tableti i saj i ri është 18 për qind më i hollë se paraardhësi i tij, dhe se bateria e tij prej 6,190mAh është në gjendje për të ofruar deri në 648 orë kohë përdorimi.


Xiaomi do të ofrojë modelet e këtij tableti në variantet prej 16GB dhe 64GB, të cilat do t’i shesë për 156 dhe 200 dollarë, respektivisht. (Telegrafi)