LAJMI I FUNDIT:

Acer fillon shitjen e tabletit Predator 8 për video-lojëra

Acer fillon shitjen e tabletit Predator 8 për video-lojëra

Siç edhe kishte premtuar në fillim të këtij viti, Acer tani është duke marrë para-porosi për tabletin e saj të ri - Predator 8 në Android, i cili iu kushtohet lojërave.

Çmimi për tabletin e bazuar në procesorin e Intel dhe ekranin me 8” është 299,99 dollarë.

Fillimisht është raportuar se Acer Predator 8 do të prezantohet zyrtarisht në treg më 6. Megjithatë, duket se kjo datë lansimi tashmë është shtyrë deri në 13 nëntor, por para-porositë për të mund të bëhen në faqen zyrtare të Acer dhe tek disa rrjete tjera distribuimi.

Tableti bazohet në Android 5.0 Lollipop me rezolucion prej 1920×1200 pikselëve, ndërsa ofron edhe procesorin Intel Atom Z8700 në 1.6GHz, bashkë me 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. (Telegrafi)