LAJMI I FUNDIT:

Pesë laptopët më të mirë me ekranet 15 inç

Pesë laptopët më të mirë me ekranet 15 inç

Me zhvillimin e laptopëve shumë-funksional, duket se interesi për laptopët tradicional me ekranet 15 inç është në rënie.

Megjithatë, përmirësimet e shumta në këta laptopë gjithsesi se e kanë shtuar interesin e konsumatorëve. Më poshtë gjeni listën e laptopëve esencial me ekranet 15 inç.

1. Dell XPS 15 – versioni i ri nga Dell i XPS ka përmirësuar ekranin dhe dizajnin nga modeli i kaluar për 2 inç, duke shtuar edhe stil më të sofistikuar. çmimi i paisjes së re poashtu është më i lirë se modeli i vitit 2014, me vlerë fillestare prej një mijë dollarëve. XPS 15 ka rezolucionin prej 3,200 x 1,800 pikselëve, me hapësirë të RAM memories deri në një terabajt.

Procesori Core-i7 dhe kartela grafike NVIDIA 960M poashtu shtohen në listën e tipareve të veçanta në laptop, duke e ranguar këtë paisje në top listat e ueb-faqeve teknologjike.


2. Asus Zenbook Pro UX501 – është model unik në listën e produkteve të kompanisë, me një trup të veçant prej metali dhe ekran prej katër mijë pikselëve. Performanca e laptopit fuqizohet nga procesori Core-i7 me PCIe x4, përderisa jetëgjatësia e baterisë shkon deri në gjashtë orë pune. Modeli standard i Asus Zenbook Pro ka hapëësirë të brendshme prej 256 GB dhe RAM memorie prej 16GB, në një vlerë prej 1499 dollarëve.

3. Lenovo ThinkPad T – është mjeti i punës për botën e biznesit, ndërkohë që versioni i ri përfshin tipare të reja. Modeli T550 posedon dy bateri, një të brendshme dhe një të jashtme, të cilat mund të ndërrohen për të shtuar kohën e përdorimit të pajisjes. Modeli bazik prej 850 dollarëve paketon procesorin Core-i5 ose i7, hapësirë të brendshme prej 512 GB, dhe shumë tipare të tjera interesante, duke përfshirë edhe VGA dhe DisplayPort për video.

4. Lenovo Flex 3 – Nëse dëshironi të keni një notebook dhe ekran të klikueshëm, zgjedhja juaj më e duhur do të ishte Lenovo Flex 3. Ekrani rotullohet në anën e prapme, duke iu mundësuar ta shfrytëzoni paisjen si tablet me ekran gjigant. Flex 3 përdor procesorin Core-I7, kartelën grafike GTX 940, hard disk prej 500GG dhe 4GB RAM memorie. Modeli i pajisjes që përdor procesorin i5 kushton vetëm 649 dollarë.

5. Dell Inspiron – Versioni më i ri i pajisjes ofron dizajn kompakt, në ekran me ngjyrë plotësisht të zezë. Modeli më i lirë i Dell Inspiron kushton rreth 300 dollarë dhe në të përfshihen: RAM memoria prej 4GB, hapësira e brendshme prej 500GB, procesori Celeron dhe ekran prej 1,366 x 768 pikselëve.