LAJMI I FUNDIT:

Google me shërbim të dërgesave me dronë në 2017

Google me shërbim të dërgesave me dronë në 2017

Google ka njoftuar zyrtarisht se në vitin 2017 ka planifikuar të nisë projektin e saj më të ri dhe më interesant të quajtur "Project Wing" - shërbimin e saj të ofrimit të dërgesave me dronë – fluturaket e famshme me autopilot.

Shërbimi i ri i Google planifikon të dorëzojë mallrat e konsumit dhe produktet tek konsumatorët e saj nga dera në derë përmes dronëve të cilët do të jenë në destinacion në më pak se 30 minuta.

Njoftimi është bërë nga David Vos, udhëheqës i projektit Wing në Google, pas dërgesave të suksesshme dhe provave në fluturimet e mëparshme që janë bërë në tregun australian këtë vit.

Kjo potencialisht mund të nënkuptojë se Google për herë të parë do të jetë në një treg të ri me dronë, në të cilin janë duke punuar shumë gjatë kompanitë e tjera të njohura sikurse Amazon, Alibaba dhe dhjetra të tjera.


Ekipi i Google ka thënë se dronët e saj kanë kapacitet të dërgesave deri në 2.3kg, si dhe aftësinë për të qëndruar pezull mbi zonën e dorëzimit, ndërsa paketa aterron në tokë. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

Teknologji
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
Apple shet tre modelet e iPhone

Apple shet tre modelet e iPhone

Teknologji
OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Kalo në kategori