LAJMI I FUNDIT:

Apple iPad Pro vjen më 11 nëntor?

Apple iPad Pro vjen më 11 nëntor?

Tableti i shumë-përfolur i Apple me ekran të madh, iPad Pro do të shfaqet në dyqanet e Apple por edhe për shitje online të mërkurën, më 11 nëntor, raporton 9to5Mac.

Apple deri tani ka qenë e heshtur për datën e lëshimit të tabletit të saj të madh, duke dhënë vetëm një datë të përgjithshme me muajin nëntor si afatin kohor kur do ta shohim iPad Pro në treg.

Thashethemet e mëparshme sugjeronin se iPad Pro do të dalë në shitje në fillim të nëntorit, apo ndoshta edhe gjatë javës së parë të muajit, por planet e Apple për lansimin e këtij tableti të ri mund të zhvendosen sërish.

Nuk është e qartë nëse kompania do të ofrojë opsionin me para-porosi për pajisjen e saj më të re, apo data zyrtare e fillimit të shitjes së modelit të tabletit Pro do të mbetet dita e mërkurë, më 11 nëntor.


Bashkë me iPad Pro, Apple pritet të fillojë edhe me ofrimin e aksesorëve të tabletit, sikurse Apple Pencil dhe Apple Smart Keyboard.

Më tej është thënë se iPad Pro do të kushtojë 799 dollarë për variantin me 32GB dhe vetëm Wi-Fi, ndërsa versioni tjetër që kushton 1,079 dollarë do të ofrojë 128GB Wi-Fi + rrjetin mobil.

Apple Pencil dhe Smart Keyboard do të shiten ndaras, për 99 dhe 169 dollarë, respektivisht. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

Teknologji
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
Apple shet tre modelet e iPhone

Apple shet tre modelet e iPhone

Teknologji
OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Kalo në kategori