LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm do të sjell kamera “të vetëdijshme”

Qualcomm do të sjell kamera “të vetëdijshme”

Përkundër deklarimeve të prodhuesve të kamerave se pajisjet që ata prodhojnë janë intelegjente, e vërteta e dëshmon se këto kamera nuk punojnë pa qasje në internet.

Qualcomm dëshiron ta ndryshoj këtë fakt tani duke i zhvilluar çipat që do t’u lejojnë kamerave të sigurisë të ‘dijnë’ çfar po xhirojnë, përderisa janë ‘offline’.

Platforma për kamera, Snapdragon 618 IP, kombinon gjashtë bërthama në çip, 64-bit CPU dhe analiza të sofistikuara për video që do të mundësojnë lëvizjet e kamerës të jenë të ‘vetëdijshme’.

Me fjalë të tjera, këto kamera do të mund të identifikojnë objektet që filmojnë, të njohin dhe të gjejnë fytyrat në xhirim, të ndjekin më shumë se dy objekte dhe të klasifikojnë objektet e xhiruara.


Me një intelegjencë të tillë në kamerë, konsumatorët do të kursejnë në shpenzimet e programëve analitike dhe të orientohen drejt analizave të imazheve drejtpërdrejt në kamerë.

Kjo teknologji e re mund të shpie në një klasë të re të paisjeve që punojnë pa rrjet, duke krijuar kështu mundësi të përdorimit të paisjeve për nevoja të ndryshme me jetëgjatësi të lartë të baterisë.

Kamerat e reja të sigurisë me çipat nga Qualcomm pritet të hyjnë në treg në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve

Teknologji
Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

Teknologji
Apple shet tre modelet e iPhone

Apple shet tre modelet e iPhone

Teknologji
OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Kalo në kategori