LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Band tani kushton vetëm 100 dollarë

Microsoft Band tani kushton vetëm 100 dollarë

Kur modeli i parë i Microsoft Band u lansua fillimisht, me pakicë shitej për 199,99 dollarë, ndërsa tani dhe me prezantimin e fundit të Microsoft Band 2, Microsoft tani e ka zbritur çmimin e pajisjes së saj origjinale.

Modeli i parë i Microsoft Band tani është në dispozicion për 99,99 dollarë, dhe kjo nënkupton një ulje prej 100 në çmimin e mëparshëm të pajisjes.

Ndërkaq, Microsoft e shet Band 2 për 250 dollarë, sepse e njëjta sjell përmirësime të shumta nga versioni paraprak.

Band 2 vjen me një ekran prej 1.4 inç që ka një rezolucion prej 320 x 106 pikselëve, ndërsa pajisja vjen me një total prej 10 sensorëve të ndryshëm dhe përmban një bateri me 100 mAh.


Pajisja është kompatibile me Windows Phone, Windows Phone 8.1 dhe versionet më të reja të sistemit operativ, dhe ajo do të punojnë edhe me telefonin tuaj Android dhe iPhone nga Apple. (Telegrafi)