LAJMI I FUNDIT:

Microsoft zbulon edhe Surface Book

Microsoft zbulon edhe Surface Book

Kjo javë ka zbuluar pajisjet e reja nga Microsoft, duke përfshirë edhe versionet e laptopëve të parë nga kompania, të cilat ndër të tjerash përfshijnë mundësinë e ndarjes së ekranit për përdorim si tablet.

Sipërfaqja e Surface Book është e ndërtuar nga magnezi në një sistem që përmban ekran 13.5” PixelSense, me rezolucion prej 3000 x 2000 pikselësh.

Surface Book fuqizohet nga procesori në formën e Intel Core i5 ose i7, me kamerë për thirrje me video prej 5MP, dhe kamerën tjetër prej 8 MP e cila mund të merr pamje me kualitet deri në 1080p.

Për më shumë informata dhe detaje, mund të vizitoni uebfqen zyrtare të Microsoft. (Telegrafi)