LAJMI I FUNDIT:

Microsoft zbulon zyrtarisht Surface Pro 4

Microsoft zbulon zyrtarisht Surface Pro 4

Bashkë me zbulimin e laptopit të ri hibrid Surface Book, Microsoft gjithashtu ka prezantuar zyrtarisht edhe tabletin e ri Surface Pro 4 që është i pajisur me fuqi të mjaftueshme për t’i performuar të gjitha detyrat dhe softuerët me shumë lehtësi.

Dhe natyrisht se Surface Pro 4 vjen me versionin më të ri të sistemit operativ Windows 10 të para-instaluar dhe i njëjti vjen i mundësuar nga shumëllojshmëria e procesorëve të ndryshëm të Intel, Core m3, i5, apo i7.

Procesorët e tabletit të ri të Microsoft mundësohen edhe nga 16GB RAM apo opsionet e grafikës m3: Intel HD 515, i5: Intel HD 520, i7 dhe Intel Iris.

Bashkë me ekranin 12.3” PixelTouch, tableti i ri i Microsoft ofron 2736 x 1824 piksel apo 267 PPI. (Telegrafi)