LAJMI I FUNDIT:

IPKO Premium, me tre kanale të reja HD, falas

IPKO Premium, me tre kanale të reja HD, falas

Pakoja më e mirë e televizionit kabllor digjital IPKO, tani është bërë edhe më e mirë

Përveç dhjetëra kanaleve të sportit me ligat kryesore evropiane të futbollit në pakon Premium, në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, IPKO ka njoftuar se tani ka shtuar edhe disa nga kanalet më të mira ndërkombëtare.

IPKO ka njoftuar se së fundmi, pakoja Premium është pasuruar edhe me tri kanalet e mirënjohura ndërkombëtare, përkatësisht Discovery Science HD (numri 50), Animal Planet HD (nr. 51) dhe Discovery Extra Turbo HD (nr. 52), të cilat e kanë pasuruar edhe më shumë përmbajtjen në pakon edhe ashtu më të pasur sportive, e cila transmeton ligat kryesore të futbollit kombëtar dhe ligat më të forta evropiane në futboll dhe disciplina të tjera sportive. (Telegrafi)