LAJMI I FUNDIT:

Betohen hakerët: Facebook do të shkatërrohet më 5 nëntor!

Betohen hakerët: Facebook do të shkatërrohet më 5 nëntor!

Grupi i hakerëve të cilët veten e quajnë “Anonymous” është betuar se me 5 nëntor 2011 do ta shkatërrojë rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com.

Për më tepër, ata kanë vendosur një video në Youtube përmes së cilës ata akuzojnë Facebook për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj tek departamentet e ndryshme qeveritare amerikane dhe agjencitë e ndryshme të sigurisë.

"Qytetarët e botës. Ne duam ta tërheqim vëmendjen tuaj, duke shpresuar që ju do t’i dëgjoni paralajmërimet tona. Mjeti juaj i preferuar për komunikim global, të cilin ju e adhuronj aq shumë, do të shkatërrohet. Nëse edhe ju jeni të gatshëm për të luftuar për të drejtat tuaja dhe lirinë e informacionit, atëherë ju lutemi bashkohuni me ne në luftën tonë për ta vrarë Facebook” thuhet në deklaratën publike të “Anonymous”.

“Ju nuk mund të shpëtoni nga realiteti. Mendoni për këtë dhe bëhuni gati për ditën që do të hyjë në histori, 5 nëntor 2011" thonë ata. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Kalo në kategori