LAJMI I FUNDIT:

iMac 21.5 inç në Retina vjen në tetor

iMac 21.5 inç në Retina vjen në tetor

Më parë është thënë se një model i ri i kompjueterit të famshëm të Apple, iMac me ri 21.5 inç dhe ekranin Retina në 4K do të vijë së shpejti.

Ndërsa tani një version i këtij kompjuteri thuhet se është parë online, dhe në të kishte versionin beta të OS X El Capitan.

Tani, sipas një raporti të fundit nga Mark Gurman thuhet se Apple do ta lansojë modelin e ri të iMac 21.5 inç Retina në tetor.

iMac 21.5 inç Retina i ri me sa duket do të prezantohet së bashku me datën e lëshimit të El Capitan në tetor dhe pastaj kompjuteri i fuqishëm do të dal në shitje në fillim të nëntorit.


iMac i ri do të shfaqë ekranin 21,5 inç me rezolucion 4096 x 2304 pixels, ndërsa gjithashtu do të vijë me procesorë të rinj dhe pajisja është e thënë se do të paraqitet me çmimin e shitjes që do të jetë pak a shumë i ngjashëm me modelet e tanishme të iMac me 21.5 inç.

Apple pritet të ofrojë dy versione të iMac 21.5 inç Retina, njërin me ekran standard si modeli aktual, dhe tjetri me ekranin Retina. (Telegrafi)