LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka Xbox Mini nga Microsoft

Nuk ka Xbox Mini nga Microsoft

Microsoft pritet ta lansoj një gamë të re pajisjesh gjatë muajit tetor, njëra prej të cilave pritej të ishte edhe Xbox One Mini.

Megjjithatë, Microsoft tani ka mohuar ekzistencën e një pajisje si Xbox One Mini, përmes një njoftimi të lëshuar në Twitter nga drejtori I Xbox, Phil Spencer.

Gjatë thashethemeve të kaluara në internet kemi dëgjuar se Microsoft do të prezantoj Xbox One Mini, tabletin Surface Pro 4 dhe telefonat Lumia 950 dhe 950 XL.

Pas konfirmimit të bërë në Twitter, shihet qartë që Microsoft nuk do të ketë Xbox Mini në linjën e produkteve të reja.
Megjithatë, në ditët në vijim presim detaje të reja mbi pajisjet tjera të mundshme për lansim në tetor. (Telegrafi)