LAJMI I FUNDIT:

Samsung përgatitet për lansimin e Galaxy Tab S2

Samsung përgatitet për lansimin e Galaxy Tab S2

Kohëve të fundit është folur shumë për Samsung Galaxy Tab S2, ndërsa tani me sa duket Samsung e ka përgatitur këtë model të ri të tabletit të cilin besohet se do ta lëshojë në treg gjatë javës së ardhshme.

Samsung Galaxy Tab S2 thuhet se do të vijë në dy variante, njërin me ekranin prej 8” dhe tjetrin me 9.7”, ndërsa cilësia e ekranit pritet të jetë në Super AMOLED me 2048 x 1536 piksel.

Procesori i tabletëve Galaxy Tab S2 thuhet se do të jetë 1.9GHz Samsung Exynos 5433 me 3GB RAM.

Specifikat tjera të modelit të parë thuhet se përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8MP, baterinë me 3580 mAh, ndërsa në modelin tjetër me 9.7” bateria pritet të jetë më e madhe me 5870 mAh.


E përbashkëta tjetër e këtyre tabletëve të rinj nga Samsung është sistemi operativ Android Lollipop. (Telegrafi)