LAJMI I FUNDIT:

Samsung patenton pajisjen 3 në 1 (telefon, tablet dhe laptop)

Samsung patenton pajisjen 3 në 1 (telefon, tablet dhe laptop)

Samsung është duke menduar të krijojë një pajisje me dy sisteme operative. NJë hibrid mes telefonit të mençur dhe tabletit Android, si dhe laptopit që bazohet në Windows.

Kompania koreane e teknologjisë ka regjistruar një patentë javën e kaluar, e parë nga e Patent Mobile, e cila e përshkruan një stacion në formë laptopi me një port për tabletë Android dhe fabletit Galaxy Note.

Duke vepruar si truri i këtij hibridi, telefoni që do të bazohet në Android OS, kur përdoret më vete do të jetë i ndarë në këtë sistem operativ, por i njëjti do të kalojë në Windows kur të jetë i lidhur me portin e laptopit.

Ekrani i telefonit do të përdoret si një touchpad për laptop, dhe në anën tjetër laptopi do ta mbushë telefonin me rrymë, ndërsa është i ankoruar.


Pajisja gjithashtu do t’ia mundësojë laptopit të qaset në internet me anë të pajisjes Android, duke larguar nevojën e lidhjes me Wi-Fi. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Sony PlayStation 3D, në shitje gjatë dhjetorit?

Sony PlayStation 3D, në shitje gjatë dhjetorit?

Motorola prezanton dy telefona të rinj

Motorola prezanton dy telefona të rinj

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Teknologji
Kalo në kategori