LAJMI I FUNDIT:

Organizohet edicioni i dytë i DOKU:TECH

Organizohet edicioni i dytë i DOKU:TECH

Edicioni i dytë i DOKU:TECH do të mbahet më 8-9 Gusht, paralelisht me DokuFest-in.

Për të gjithë të apasionuarit e teknologjisë dhe inovacionit, Fondacioni IPKO në partneritet me Share Foundation dhe DokuFest do të sjellin edhe këtë vit konferencën që mbledhë në një vend folës ndërkombëtarë dhe lokal, institucione dhe organizata të ndryshme si dhe pjesëmarrës aktiv me ide kreative.
Përmes prezentimeve dhe punëtorive, DOKU:TECH synon të sjellë një eksperiencë moderne për të gjithë pjesëmarrësit të cilët mund të vijnë nga fusha të ndryshme, por bashkohen në pikën e teknologjisë.

Ngjarja do të zhvillohet në qytetin e bukur të Prizrenit dhe kjo konferencë do të jetë lidhja e folësve me reputacion, hulumtuesve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme me audiencën.
Ju rikujtojmë se vitin e kaluar DOKU:TECH ka sjellur në Kosovë emra si: Bruce Sterling, Dan McQuillan, Deanna Zandt, Lee Bryant, Lynn Fine, Bilal Ghalib etj.

DOKU:TECH 2014, ka mbledhur më shumë se 300 pjesëmarrës nga Kosova dhe nga vendet fqinje ndërsa këtë vit pritet një interesim edhe më i madh.


Në këtë edicion të DOKU:TECH do të flitet për tema që fillojnë nga zhvillimi i komunitetit të teknologjisë, siguria digjitale, veturat elektrike, dronët e deri tek SpaceX.

Në trend Teknologji

Më shumë
SpaceX realizoi me sukses ‘fluturimin më të fundit testues’ – por çfarë ndodhi me ‘pjesën kryesore të Starship’?

SpaceX realizoi me sukses ‘fluturimin më të fundit testues’ – por çfarë ndodhi me ‘pjesën kryesore të Starship’?

Teknologji
Pse SIM është ende një zgjidhje më e mirë se eSIM?

Pse SIM është ende një zgjidhje më e mirë se eSIM?

Teknologji
Roboti nxori mostrat e para të “karburantit bërthamor radioaktiv” nga reaktori i Fukushimës

Roboti nxori mostrat e para të “karburantit bërthamor radioaktiv” nga reaktori i Fukushimës

Teknologji
Zuckerberg zbulon

Zuckerberg zbulon "Orion", "syzet më të avancuara që ka parë bota ndonjëherë"

Teknologji
Shumë njerëz e kanë pëlqyer, një tjetër pajisje Apple e shpallur e vjetëruar

Shumë njerëz e kanë pëlqyer, një tjetër pajisje Apple e shpallur e vjetëruar

Teknologji
Miliarderët e teknologjisë janë në rrugën e duhur për t'u bërë trilionerët e parë në botë, kush do të arrijë atje i pari?

Miliarderët e teknologjisë janë në rrugën e duhur për t'u bërë trilionerët e parë në botë, kush do të arrijë atje i pari?

Teknologji
Kalo në kategori