LAJMI I FUNDIT:

Oculus Rift vjen për të gjithë, në fillim të 2016

Oculus Rift vjen për të gjithë, në fillim të 2016

Oculus sot njoftoi se versioni i shumëpritur i pajisjes për konsumatorët - Oculus Rift do të dalë në shitje në tremujorin e parë të 2016.

Detajet e mëtejshme, duke përfshirë edhe se çfarë duhet të presin të gjithë ata që duan të pajisen me Oculus Rift, përkatësisht nga versioni përfundimtar i harduerit dhe çmimi, mbetet i panjohur.

Themeluesi i Oculus, Palmer Luckey kishte deklaruar më parë se vetëm nëse diçka shkon tmerrësisht keq, pajisja nuk do të lansohet në vitin 2015.

Në mars të këtij viti ai sqaroi këtë deklaratë gjatë një paneli, duke thënë se ambiciet e kompanisë tani janë rritur dhe presin që hardueri të vijë me karakteristika të reja, softuerë të rid he integrim më të madh me lojëra, gjë që ka bërë që lansimi i Oculus Rift të shtyhet edhe për një kohë. (Telegrafi)