LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson Smartphone Gamepad

Samsung lanson Smartphone Gamepad

Derisa konsola të reja po debutojnë në treg çdo ditë, Samsung ka vendosur të depërtojë në këtë treg me një pajisje të re të quajtur Smartphone Gamepad e cila e transformon telefonin e mençur Samsung Galaxy në një konsolë të lojërave, dhe e përmirëson përvojën e lojërave në pajisjet mobile të kompanisë jugkoreane.

Për dallim nga gamepad’ët e tjerë në treg, Smartphone GamePad nga Samsung mundëson ngjitjen e çdo pajisje të mençur mobile në të, duke filluar prej atyre me diagonale të ekranit prej 4 inç e deri tek ato me ekran prej 6.3 inç, ndërsa çiftëzimi i pajisjeve mund të bëhet edhe me Bluetooth.

Pajisjet e linjës Samsung Galaxy të cilat bazohen në Android 4.3 Jelly Bean, sikurse Galaxy Note 3, Note 2, Galaxy S4 dhe Galaxy SIII, mund të qasen në më shumë funksione dhe lidhjen NFC dhe qasje më të shpejtë në butonin “Play”.

Përdoruesit mund ta lidhin pajisjen e tyre Galaxy me TV përmes kabllos HDMI apo përmes AllShare Screen Mirroring. Smartphone GamePad vjen me 8-way D-Pad, dy kontrollorë, katër butonë aktivë, butonat Select dhe Start, dhe Play. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Kalo në kategori