LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson iOS 6, integrimin me Facebook, bëhet gati për iPhone 5

Apple lanson iOS 6, integrimin me Facebook, bëhet gati për iPhone 5

Apple ka prezantuar versionin e ri të sistemit të saj operativ, iOS 6, i cili do të lansohet në vjeshtë dhe do të vijë me një numër të madh të funskioneve të reja, të cilat përfshijnë edhe Apple Maps, për të cilin funksion është folur shumë kohëve të fundit.

Bashkë me Maps, në iOS 6 do të vijnë edhe disa funksione të reja për aplikacionin e zërit, Siri, i cili tani mbështet edhe gjuhët tjera përveç asaj angleze, integrimi me Facebook dhe kontaktet e kalendarin, si dhe mundësia për të postuar direkt në Facebook Apple Notification Center në iOS.
Apple ende nuk ka dhënë asnjë datë të saktë për lansimin e iOS 6, edhe pse ka thënë se kjo do të ndodhë gjatë vjeshtës së këtij viti, mirëpo dyshohet se ky lansim do të ndodhë bashkë me iPhone 5, i cili pritet të vijë në tetor. / Telegrafi /