LAJMI I FUNDIT:

Kindle Fire më i madh gjatë vjeshtës

Kindle Fire më i madh gjatë vjeshtës

Ata të cilët e gjejnë të vogël ekranin 7-inçësh të Kindle Fire aktual dhe për të cilët kjo ishte arsyeja kryesore përse nuk kanë vendosur ta blejnë atë, duhet të presin deri në vjeshtë.

Në të vërtetë, sipas informatave deri tek të cilat ka ardhur Reuters asokohe Amazon do të paraqes një version më të madh 8.9-inçësh të kësaj pajisje, për të cilën dihet (ose supozohet) vetëm dimensionet më të mëdha të ekranit, ndërsa të gjitha të tjerat janë të panjohura: memoria, procesori, SO e madje edhe nëse do të quhet ende Kindle Fire.

Për ca muaj, më saktë gjatë korrikut, sipas pohimeve do të paraqitet versioni i avancuar i eReaderit, me dimensionet e njëjta si deri më tani, vetëm me dritën më të avancuar për lexim në terr. Amazon këtë e kopjoi nga Barnes & Noble të cilët së voni paraqiten Nook Simple Reader me këtë shtesë për natën e cila aspak nuk e rrit çmimin e prodhimit të pajisjes, kështu që ajo do të mbetet e njëjtë por me më pak bateri në dispozicion. /Telegrafi/