LAJMI I FUNDIT:

Facebook prezanton App Center

Facebook prezanton App Center

Facebook ka paralajmëruar mediat për projektin e saj të ri, dyqanin virtual të aplikacioneve të saj të cilin e ka quajtur, Facebook App Center.mediat

Sipas rrjetit social, dyqani virtual do tu mundësojë përdoruesve të gjejnë më lehtë aplikacionet sociale, ndërsa qasja në të do të bëhet përs shfletuesve të ndryshëm, nga sistemet operative iOS dhe Android.

“Sot, ne po prezantojmë App Center, vendin e ri ku njerëzit mund të gjejnë aplikacione sociale. App Center mundëson që zhvilluesit të rrisin aplikacionet e tyre, dhe që suksesi i tyre të jetë edhe më i madh” thuhet në deklaratën zyrtare të Facebook.

Për më shumë informata rreth App Center të Facebook, vizitoni faqen Facebook Developer. / Telegrafi /