LAJMI I FUNDIT:

Plot ultrabook nga HP

Plot ultrabook nga HP

HP ofertën e vet e freskoi me disa portativ interesant. Risi janë modelet në linjat Envy Spectre XT, Envy Sleekbook, Envy Ultrabook dhe Elitebook Folio.

Envy Spectre XT vjen në shtëpizë krejtësisht metalike me trashësinë prej 14.5 mm, e pesha e tij është 1.4 kg. Portativi është i pajisur me ekran 13.3-inçësh, vjen me SSD prej 128-gigabajt, ndonjërin nga procesorët Ivy Bridge, me konektorin USB 3.0, dhe me katër altoparlantë dhe teknologjinë Beats. Në tregun amerikan çmimi fillestar i kompjuterëve do të jetë 1,000 dollarë, ndera do të shiten me Adobe Photoshop Elements 10 dhe Adobe Premiere Elements 10.

Envy Ultrabook vjen në përzgjedhjen e diagonaleve të ekranit prej 14 ose 15.6 inç, me ndonjërin nga procesorët Ivy Bridge, dhe diskun SSD. Envy Sleekbook (për shkak se nuk është ultrabook) është në dispozicion në versionin 14-inçësh me procesor të Intelit, respektivisht në versionin 15.6-inçësh me atë të AMD-së. Linja Ultrabook në tregun amerikan do të shitet me çmimin fillestar prej 750 dollarë, derisa Sleekbook do të jetë në dispozicion me çmimin prej 600 dollarë e më shumë.

Për shfrytëzuesit afarist është paraqitur EliteBook Folio 940m. Portativi ka peshën ekranin prej 14-inç , shtëpizën me trashësi prej 19 mm, dhe peshën prej 1.63 kg. Të pranishëm janë konektorët Ethernet, VGA, DisplayPort dhe USB 3.0. Si opsion mund të merret edhe moduli 4G për qasje në rrjetat mobile. Çmimi i portativit nuk është publikuar, e në shitje do të shkoj kah fundi i verës. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Përdoruesit e DeepSeek në SHBA mund të përballen me gjobë miliona dollarëshe dhe burgim sipas ligjit të ri

Përdoruesit e DeepSeek në SHBA mund të përballen me gjobë miliona dollarëshe dhe burgim sipas ligjit të ri

Teknologji
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Teknologji
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

Teknologji

"Mirupafshim, privatësi!": GeoSpy, një mjet i AI që thuhet se mund të gjejë vendndodhjen ku është bërë një fotografi

Teknologji
Australia ndalon DeepSeek nga sistemet dhe pajisjet e qeverisë

Australia ndalon DeepSeek nga sistemet dhe pajisjet e qeverisë

Teknologji
Kalo në kategori