LAJMI I FUNDIT:

100 milion Garmin

100 milion Garmin

Garmin publikoi se pas 23 vitesh krejtësisht ka shitur 100 milion pajisje të veta.

Kompania është themeluar në vitin 1989, e pajisjet e para kanë filluar të shiten më 1991. Atyre iu deshëm më shumë se gjashtë vite para se të shiten një milion pajisje. Deri më 2007 janë shitur krejtësisht 25 milion pajisje, e vetëm pesë vite më vonë kjo shifër është trefishuar.

Në raportin e pavarur në lidhje me rezultatet e shitjeve gjatë çerekut të parë Garmin publikoi se gjatë tri muajve të parë të këtij viti janë shitur 2.7 milion pajisje GPS, që është për 7% më shumë se në periudhën e njëjtë një vit më parë.

Për të shënuar shitjen e 100 milion pajisjeve, Garmin ka paralajmëruar se në kutitë e pajisjeve të veta dhe materialin e ndryshëm për promocion do të vendos shenjën e veçantë. /Telegrafi/