Rrallë ndonjë produkt tjetër që ndodhet në treg ishte konkurrencë e iPad 3 për nga përfaqësimi në titujt e medieve botërore gjatë javëve të fundit. Koha e zbavitjes me spekulimet e ndryshme përfundoi sot, kur në Yerba Buena Centre në San Franciso Apple mbajti prezantimin e gjeneratës së tretë të tabletit të tyre iPad.
Për sa i përket ekranit paralajmërimet ishin të sakta. iPadi i ri ka ekranin Retina me rezolucion prej 2,048 x 1,536 piksel dhe dendësinë për 246 piksel për inç. Shfaqja dallohet me saturacion të ngjyrës për 44 për qind më të mirë.
Procesori i ri bart emërtimin A5X, e sipas fjalëve të Phil Shiller ai është dy herë më i shpejtë se A5 dhe katër herë më i shpejtë se Tegra 3.
Në procesorin e ri është integruar ISP për fotoaparatin e ri prej 5-megapiksel i cili për nga specifikat i përshtatet atij në iPhone 4S. Fotografitë padyshim se do të jenë të mira ndërsa është mundësuar edhe incizimi i videos 1080p.
Butoni Home ka mbetur në vendin e tij, e butoni i ri në tastierë thërret mikrofonin për komandat zanore – duhet cekur se këtu nuk përfshihet Siri. Gjuhët e përkrahura janë angleze, gjermane, franceze dhe japoneze.
Përkrahja mobile është zgjëruar në rrjetat 4G LTE. Shpejtësitë prej 21 Mbps për HSPA+, 42 Mbps për DC-HSDPA dhe 73 Mbps për LTE.
Njëjtë edhe sikurse te iPad 2 premtohet kohëzgjatja e baterisë prej 10 orë gjatë përdorimit normal respektivisht 9 orë në rrjetin 4G. Dhe të gjitha këto në 9.4 milimetra trashësi.
Çmimet në Amerikë janë 499 dollarë për modelin 16GB, 599 dollarë për atë 32GB dhe 699 dollarë për modelin 64GB. Modelet me 4G janë 629, 729 dhe 829 dollarë.
Shitja fillon me 16 mars në SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Zvicër dhe Japoni. Qysh me 23 mars ai do të mund të blihet në shumë vende të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Rusia pa një rënie prej 22% në shitjet e laptopëve në korrik
Është zbuluar një lloj i ri sulmit - synon objektiva të zgjedhura me kujdes
Threads do të marr veçorinë e dërgimit të mesazheve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë