LAJMI I FUNDIT:

Dy bërthama mjaftojnë?

Dy bërthama mjaftojnë?

Në Qualcomm mendojnë se Nvidia vetëm sa po e lavdëron vetveten. Në të vërtetë, katër bërthama të Tegras (plus një e fshehur) ata i shohin më shumë si një trik të marketingut, se sa si një përfitim të vërtetë në performanca.

“Ka dallim kur mbarohen pajisje për nevojat specifike, dhe kur ato mbarohen për tu mburrur me specifikat”, tha troç drejtori i zhvillimit të produkteve pranë Qualcomm.

Në smartphone dhe tablet nuk ekziston nevoja as për bërthamën e tretë, e situata e ngjashme mbretëron edhe tek kompjuterët, mendojnë në Qualcomm. Në vend të garës për numrin e bërthamave dhe specifikat në letër, kompania do të orientohet në avancimin i cili mund të përdoret në jetën e përditshme. Prapëseprapë, në përgatitje është edhe procesori katërbërthamësh i cili nga Qualcomm pritet të arrijë kah fundi i vitit. Derisa këta procesor të stabilizohen në treg, do të duhej të fillojnë të paraqiten edhe softuerët të cilët mund të përdorin përparësitë e disa bërthamave.

Gjithashtu, ata folën edhe për situatën në HTC për të cilin më nuk janë furnizuesi ekskluziv të çipave. HTC në modelin e tyre më të avancuar të smartphoneit, One X, vendosi të përdorë Tegra 3. Qualcomm nuk është aspak i brengosur për këtë, thonë në kompani, për shkak se “askush nuk mund ta mbaj një furnitor përgjithmonë”. One X i HTC-së në versionin për tregun amerikan do të përdorë SoC të Qualcomm për shkak të përkrahjes për punë me rrjetat mobile LTE. /Telegrafi/