LAJMI I FUNDIT:

Windows 8 në tabletët e HP-së

Windows 8 në tabletët e HP-së

Hewlett Packard po zhvillon tablet dhe pajisje hibride të bazuar në procesorët e Intelit dhe ata ARM që do të punojnë me Windows 8.

Sipas një shkrimi në Cnet, pohohet për zhvillimin e dy tabletëve të bazuar në gjeneratën e ardhshme të procesorëve Atom të Intelit, dhe njëri në procesorin ARM të Qualcomm.

Njëri nga dy pajisjet e bazuar në procesorët e Intelit do të duhej të jetë hibrid, respektivisht të kombinoj mundësitë e tabletit dhe kompjuterit klasik portativ. Pajisja e dytë e bazuar në procesorët e Intelit do të duhej të jetë e dedikuar për shfrytëzuesit ndërmarrës. Pritet që të dyja pajisjet të përdorin procesorët Atom të cilët po zhvillohen nën emrin Clover Trail.

Pajisja e tretë do të duhej të jetë e bazuar në procesorin e Qualcomm, sipas të gjitha gjasave në Snapdragon. Për momentin nuk ka informata shtesë për këtë pajisje. /Telegrafi/