LAJMI I FUNDIT:

Honeycomb për HTC Flyer

Honeycomb për HTC Flyer

HTC në Facebook publikoi lajmin e gëzueshëm për të gjithë pronarët e tabletit të tyre Flyer. Në të vërtetë, kompania ka filluar me ofrimin e mbindërtimit në Android 3 Honeycomb.

Tableti fillimisht shitej me Android 2.3 Gingerbread. Sipas pohimeve nga kompania, përveç Honeycomb, tableti me mbindërtim do të marr edhe versionin e fundit të ndërfaqes Sense të HTC-së, shfletuesin e përmirësuar të internetit, dhe aplikacionet për e-mail, kalendarin dhe të tjerat. Mbindërtimet për momentin janë duke i marrë versionet GSM të pajisjes që janë duke u përdorur në Evropë. Versioni që ka vetëm Wi-Fi Honeycomb-in do ta marr së shpejti.

Flyer ka ekranin 7-inçësh me rezolucion prej 1,024 x 600 piksel, është përfshirë procesori prej 1.5-gigaherc, një gigabajt i memories punuese dhe 32 GB të lfash memories afatgjate. Ka edhe kamerën e përparme si dhe atë të pasme, dhe baterinë prej 4,000 mAh. /Telegrafi/