LAJMI I FUNDIT:

Publikohet çmimi i Radeon HD 7000

Publikohet çmimi i Radeon HD 7000

AMD po e përgatit terrenin për paraqitjen e gjeneratës së kartelave grafike Radeon HD 7000, të cilave tashmë u dihen edhe çmimet.

Burimet ende jozyrtare flasin për çmimet për dy kartela, Radeon HD 7950 dhe 7970, të cilat në janar kur të paraqiten në shitje do të duhej të kenë çmimet e propozuara prej 449 dhe 549 dollarë.

Çmimet e modeleve ekzistues Radeon HD 6950 dhe 6970 (konkretisht nga XFX) në SHBA këtyre ditëve kanë rënë për tridhjetë dollarë, që sipas të gjitha gjasave është përgjigja e AMD-së për kartelën e paraqitur së voni nga Nvidia, GeForce GTX 560 Ti 448 Cores. Përveç risive në çmime, disa burime përmendin edhe përgatitjen e edhe një kartele tjetër nga linja aktuale, Radeon HD 6930.

Kartela do të duhej të jetë e bazuar në çipin Cayman CE dhe të ketë 1280 stream procesor, 80 njësi për tekstura dhe 32 njësi ROP si dhe mbledhësen prej 256-bit në kombinim me 1 ose 2 GB të memories GDDR5. Specifikat tjera përfshijnë taktin e GPU-së dhe të memories prej 750 MHz dhe 4.8 GHz, dy konektorë 6-pinësh të tensionit dhe çmimin në mes 180 dhe 200 dollarë. /Telegrafi/