LAJMI I FUNDIT:

Disqet e hollë për tablet

Disqet e hollë për tablet

A*Star Data Storage Institute (DSI) nga Singapori zhvillon disqet klasik të adaptuar për përdorim në tablet. Disqet do të duhej të ofrojnë kapacitetin e lartë me çmim të ulët (në krahasim me SSD-të) të cilët me dimensione do të jenë më të përshtatshëm për kompjuterët tablet.

DSI qysh tani po punon në diskun 2.5-inçësh me trashësi prej 5 milimetra, e për hulumtuesit sfida më e madhe është zvogëlimi i dimensioneve të motorit i cili vë në punë pllakat e diskut duke ruajtur performancat e njëjta. Me këtë qëllim DSI qysh tani ka zhvilluar të ashtuquajturin axial fjeld motor me trashësi prej 4 milimetra i cili mund të punoj në 5,400 dhe 7,200 rrotullime në minutë, i cili edhe do të përdoret për këta disqe të hollë.

DSI mendon se për tablet zgjidhja më e mirë do të ishin disqet hibrid me pllakat magnetike dhe sasinë më të vogël të flash memories NAND, kryesisht për shkak të shpenzimit 30% më të vogël të energjisë në krahasim me disqet klasik. Momentalisht zgjidhja e DSI-së është ende vetëm koncept, ndërsa nuk dihet nëse edhe prodhuesit tjerë të disqeve synojnë të ofrojnë zgjidhje të këtilla. /Telegrafi/