LAJMI I FUNDIT:

Rritje e Asus dhe Apple ne Evrope

Rritje e Asus dhe Apple ne Evrope

artner publikoi rezultatet e hulumtimit të përfaqësimi të prodhuesve të kompjuterëve në tregun e Evropës perëndimore gjatë çerekut të tretë. Rritjen më të madhe në krahasim me vitin e kaluar e kanë shënuar Asus dhe Apple.

Kështu posedimi i Asusit është rritur nga 7.8% sa ishte gjatë çerekut të tretë të vitit të kaluar në 10.6%, që kompanisë ia ka siguruar vendin e tretë në listën e prodhuesve. Apple ka depërtuar në mesin e pesë të parëve me posedimin prej 7.6%, derisa një vit më herët posedimi i këtij prodhuesi ishte 5.7%. Edhe Asus edhe Apple kanë rritur numrin e kompjuterëve të shitur në tregun e Evropës perëndimore për rreth 20%.

Prodhuesit tjerë kanë shënuar rënie të dërgesave, e për shkak të vartësisë së madhe nga netbookët, më së keqi kaloi Acer. Edhe pse kompania me posedim të 15.2% të tregut është ende në vendin e dytë, në krahasim me 24.5% nga vitit i kaluar rezultati duket mjaftë dëshpërues. Përveç kësaj, Acer shiti madje 45% më pak kompjuterë se sa në çerekun e njëjtë një vit më herët.

Udhëheqësi HP dhe Delli në vendin e katërt me shifra të vogla kanë rritur posedimin e tyre, por njëkohësisht duke shitur më pak kompjuter se vitin e kaluar. Në tërë tregun e Evropës perëndimore gjatë çerekut të fundit janë shitur për 11.4% më pak kompjuter se një vit më herët. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori