LAJMI I FUNDIT:

Buffet investon në IBM

Buffet investon në IBM

Warren Buffett gjatë një interviste dhënë televizionit amerikan CNBC tha se ka bërë investime të mëdha në IBM. Investuesi i njohur përmes kompanisë së vet Berkshire Heathaway gjatë tetë muajve të fundit bleu 64 milion aksione të IBM-it në vlerë prej gati 11 miliard dollarë.

Këto investime ia siguruan posedimin e 5.5 për qind të aksioneve në IBM, që e bëjnë atë të jetë një nga aksionarët më të mëdhenj individual në këtë kompani. Vlera e aksioneve të IBM-it dje ishte 187.79 dollarë, derisa kapitalizimi i tregut ishte rreth 220 miliard dollarë. Buffet deri tani shmangte investimin në kompanitë e teknologjisë për shkak se teknologjinë, siç thotë vet, e njeh shumë pak.

Te IBM e ka tërhequr siguria e kompanisë në ruajtjen e klientëve të mëdhenj ndërmarrës, e vetë investimi, sipas mendimeve të analistëve, sipas të gjitha gjasave do të jetë i llojit afatgjatë. Investimi i Buffet në IBM deri tani mbahej në fshehtësi të plotë – madje as vet IBM deri në intervistën e cekur nuk e ka ditur se pas 11 miliard aksioneve qëndron Profeti nga Omaha. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori