LAJMI I FUNDIT:

Philips SoundBar HTS7111

Philips SoundBar HTS7111

Philips adhuruesve të filmave u paraqet edhe një sistem të altoparlantëve për kinematë shtëpiake, SoundBar HTS7111. Sistemi është me dimensione relativisht kompakte dhe ka teknologjinë Ambisound të kompanisë e cila mundëson zërin surround nga një numër më i vogël i altoparlantëve – të integruar janë krejtësisht gjashtë sosh, por të gjithë në të njëjtën shtëpizë.

Të përkrahur janë Dolby Digital dhe DTS si dhe Music iLink, e Philips thekson edhe RMS fuqinë prej 300 W. Brezi i frekuencave të altoparlantëve të mesëm dhe atyre surround është prej 150 Hz deri në 20 kHz, derisa një altoparlant tjetër pasiv është përgjegjës për frekuencat e ulëta prej 20 deri në 150 Hz. Vetë dizajni mundëson vendosje të thjeshtë të sistemit para televizorit, e aty është edhe një numër i madh i hyrjeve për pajisjet tjera – nga dy hyrje HDMI dhe një dalje HDMI 1.4, hyrja analoge serike, hyrjet digjitale dhe optike si dhe përkrahje për dock-ët për iPhone dhe iPod.

Me altoparlantë vjen edhe telekomanda përkatëse, derisa çmimi nuk është publikuar. /Telegrafi/