LAJMI I FUNDIT:

Më shumë Kindle Fire

Më shumë Kindle Fire

Amazon edhe një herë rriti porositë për Kindle Fire, shkruan DigiTimes duke u thirrur në burime të afërta me furnizuesit me komponentë.

Fillimisht, kompania për këtë vit nga prodhuesit OEM pati kërkuar 3.5 milion copë, porosia më vonë u rrit në katër milion, e tani Amazon kërkon më shumë se pesë milion tablet. Pritet që deri në fund të vitit porositë do të vazhdojnë të rriten.

Në Amazon kanë tërhequr vërejtjen në mundësinë për rënien e profitit gjatë çerekut të radhës, e dyshohet se për këtë pjesërisht është përgjegjës Kindle Fire. Në të vërtetë, besohet se kompania tabletin e vet po e shet me çmimin më të ulët se sa që janë shpenzimet e prodhimit të pajisjes. Kindle Fire në shitje kushton 200 dollarë.

Edhe pse nuk përkrah aplikacionet për platformën e Google, analistët besojnë se tableti i Amazonit gjatë periudhës së blerjeve të fundvitit do të mund të bëhet tableti më i shitur me Android. /Telegrafi/