LAJMI I FUNDIT:

OCZ paralajmëroi SSD më të lirë

OCZ paralajmëroi SSD më të lirë

OCZ paralajmëroi se do të filloj të përdorë flash memorien TLC (tripple-level-cell) NAND në produktet e veta. SSD i parë me çipat e memories TLC në treg do të duhej të paraqitet gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm.

Çipat e flash memories TLC NAND në prodhim janë dukshëm më të lirë se çipat MLC, madje deri në 30%, e kohëzgjatja e tyre është deklaruar në më së paku katër vite. Zgjidhja e këtillë mund ti pëlqej edhe përdoruesve shtëpiak, cek prodhuesi. Në përputhje me këtë, SSD-të e bazuar në çipat TLC kompania do të filloj të ofroj edhe segmentin enterprise, por jo para çerekut të tretë të vitit të ardhshëm.

Detajet rreth çmimeve dhe data e fillimit të dërgesave do të publikohen më vonë. /Telegrafi/