LAJMI I FUNDIT:

Apple dyfishon shpenzimet në zinxhirin e furnizimit

Apple dyfishon shpenzimet në zinxhirin e furnizimit

Kontrolli i fuqishëm i Apple mbi zinxhirin e furnizimit është një nga avantazhet garuese që ka, e sipas shkrimit të BusinessWeek ky kontroll pritet të rritet edhe më shumë vitin e ardhshëm për kur kompania planifikon të dyfishoj shpenzimet në zinxhirin e furnizimit.

Apple, i cili ka më shumë se 80 miliard dollarë në para të gatshme dhe investime, për vitit 2012 ka planifikuar të shpenzoj madje 7.1 miliard dollarë në shpenzimet në lidhje me zinxhirin e furnizimit, si dhe 2.4 miliard të tjera në lidhje me pagesat avans për furnizuesit më të mëdhenj.

=Duke u thirrur në deklaratat e ish punëtorëve të Apple BusinessWeek sqaron se Apple ka investuar një shumë të madhe të të hollave për të kontrolluar tërë zinxhirin e furnizimit, duke filluar nga dizajni, pastaj prodhimi dhe transporti, deri te vet shitoret. Duke lidhur marrëveshje me furnizuesit dhe duke i paguara ata në avans për sasitë e mëdha të komponentëve Apple merr komponentët me lirim të madh, e njëkohësisht pothuajse ka nxjerr nga kalkulimet konkurrentët që kanë nevojë për komponentët e njëjta.

Kontrolli i fuqishëm mbi zinxhirin e furnizimit ia ka mundësuar Appleit që të ofroj produktet e veta me çmimet relativisht konkurrente me margjina shumë të larta të profitit që shkojnë edhe deri në 40%, derisa njëkohësisht konkurrentët kanë margjinat në mes 10 dhe 20%. Kontrolli mbi zinxhirin e furnizimit është një nga arsyet për të cilat Tim Cook mori përsipër udhëheqjen e kompanisë, duke pasur parasysh se për 13 vite ai ka udhëhequr strategjinë e furnizimit brenda Appleit. /Telegrafi/