LAJMI I FUNDIT:

Çerek i mrekullueshëm për Lenovon

Çerek i mrekullueshëm për Lenovon

Lenovo për çerekun e vet të dytë fiskal paraqiti rezultate të shkëlqyeshme të afarizmit.

Të hyrat totale të kompanisë u rritën për 35.2% në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët, në kuotën prej 7.78 miliard dollarë. Njëkohësisht profiti u rrit për 87.9%, në 145 milion dollarë.

Dërgesat e kompjuterëve janë rritur për 35.8%, që është shtatë herë më shumë se mesatarja e industrisë që u rrit për 5%. Gjithashtu theksohet se ky është çereku i nëntë me radhë në të cilin kompania po shënon rritje më të madhe se mesatarja e industrisë kompjuterike. Lenovo gjithnjë e më shumë po futet në tregun e pajisjeve mobile, dhe thekson se tani është kompania e dytë për nga shitja e tabletëve në tregun kinez.

Përfaqësuesit e Lenovos kanë cekuar edhe se integrimi i NEC dhe Medion kaloi shumë mirë, dhe theksojnë se kompania është shumë optimiste në lidhje me të ardhmen e biznesit të vet të kompjuterëve personal. /Telegrafi/