LAJMI I FUNDIT:

Arritën dy Xoom të rinj

Arritën dy Xoom të rinj

Motorola Xoom prej sot ka dy pasardhës. Motorola zyrtarisht paraqiti tabletët Xoom 2 dhe Xoom 2 Media.

Bëhet fjalë për tabletët me Android 3.2 të cilët vijnë me procesorët dybërthamësh në 1.2 Ghz, kanë nga 1 GB RAM dhe 16 GB hapësirë për deponimin e të dhënave.

Ajo se me çfarë dallohen variantet Xoom 2 dhe Media është madhësia, e në rastin e parë bëhet fjalë për tabletin 10.1-inçësh, derisa Xoom Media 2 është pajisje me madhësi të ekranit prej 8.2-inç.

Xoom 2 Media është për 0.1 milimetër më i trashë, dhe ka trashësinë prej 8.9 milimetra. Të dy modelet kanë kamerën e përparme me rezolucion prej 1.3 megapiksel dhe atë të pasme prej 5 megapiksel, e me Xoom 2 është në dispozicion edhe Stylusi.


Çmimet për momentin nuk janë të ditur, por as informatat më detaje për dispozicionin e tyre. Dihet vetëm që Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të marrin këto pajisje gjatë nëntorit.

Në videon e paraqitur mund të shikoni edhe paralajmërimin zyrtar të tabletëve të ri. /Telegrafi/