Për ndryshim nga sulmi i marrë dhe me një urrejtje që vështirë mund të kuptohet mbi Bill Gatesin nga ana e Steve Jobs në biografinë e paraqitur së voni, Bill Gates gjatë një interviste dhënë ABC-së tha se të gjitha që janë thënë aty “nuk e pengojnë aspak” dhe se vazhdon të mendoj se “Steve Jobs ka bërë punë të shkëlqyeshme”.
Të gjitha këto ai i thënë duke u përgjigjur në pyetjen për të komentuar pohimet e Jobsit se ai është “ … parimisht pa ide dhe nuk ka shpikur asnjëherë asgjë, kështu që për të tani është më mirë në filantropi se sa në teknologji. Është turpshëm të vidhen idetë e tjetërkujt”, ka thënë Jobs, si dhe ka shtuar “… (Gates) thellësisht është qenie njerëzore me defekte”.
Por, Gates tha se përkundër disa “gjërave të vështira” të cilat i ndjeri Jobs i kishte thënë gjatë gjithë këtyre viteve sa njiheshin, ai nuk ishte malicioz. Sipas Gatesit, Jobs gjatë periudhave të ndryshme kohore ndjehej se ishte i sulmuar nga të gjitha anët.
“Mendonte se ai ishte djaloshi i mbarë, e ne të gjithë të tjerët djem të këqij. E respektoj Stevein për shkak se kishim mundësinë të punonim së bashku. E nxisnim njëri tjetrin, madje edhe kur ishin konkurrent. Të gjitha të thënat nuk më pengojnë”.
Për më shumë mendoj, vazhdoi ai, se edhe Microsoft ka pasur një rol në zhvillimin e Mac-ut: “Steve dhe unë kemi punuar së bashku, duke krijuar Mac-un. Ne (Microsoft) kishim njerëzit tonë atje dhe kemi bërë pjesët kyçe të softuerit për të”.
Sipas Gatesit, Jobs ishte i frustruar për shkak se gjatë 30 viteve të punës së kompanisë produktet e tija ishin shpesh tepër të shtrenjtë për të mbijetuar në tre, derisa Microsoft kishte produktin për tregun e gjerë dhe për të gjitha segmentet e tregut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtohet S24 FE në serinë Galaxy S24: Një përvojë premium që i bën aftësitë e plota të AI të Galaxy të arritshme për më shumë përdorues
Samsung "kërkon falje" që ka fituar vetëm 6.8 miliardë dollarë tremujorin e kaluar
Përdoruesit e Apple Watch thonë se ky aplikacion u dha atyre një paralajmërim përpara se të sëmureshin
A po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?
Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke
Zgjeroni botën tuaj me Galaxy AI
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia