LAJMI I FUNDIT:

Çmenden zogjtë, loja shkarkohet 500 milionë herë

Çmenden zogjtë, loja shkarkohet 500 milionë herë

Nuk ka asnjë dyshim se zogjtë virtual të Angry Birds janë “çmendur” sa i përket statistikave dhe rekordeve të cilat po i arrijnë tek fansat e lojës.

Para pak javësh thuhej se Angry Birds është shkarkuar më shumë se 400 milionë herë, ndërsa tani krijuesi i lojës, Rovio Mobile e ka konfirmuar se loja e tyre është shkarkuar më shumë se 500 milionë herë.

Sipas Rovio, Angry Birds është shndërruar në lojën më të shitur mobile në të gjithë botën.

Për më shumë, Rovio ka publikuar edhe një video për t’i shfaqur statistikat dhe popullaritetin e Angry Birds, ndërsa aty thuhet se kjo lojë ka mbi 130 milionë përdorues gjatë muajit, si dhe 300 milionë minuta të shpenzuar për çdo ditë. / Telegrafi /