LAJMI I FUNDIT:

Barracudat e përtërira

Barracudat e përtërira

Seagate paraqet linjën e re të disqeve Barracuda dhe paralajmëron ndërprerjen e prodhimit të modelit Barracuda Green deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Të gjithë disqet e rinj Barracuda do të kenë ndërfaqen SATA 6 Gbps dhe shpejtësinë e rrotullimit të pllakave prej 7,200 rrotullimeve në minutë si dhe ofertën e gjerë të kapaciteteve.

Versionet me kapacitetet prej 250, 320 dhe 500 GB vijnë me 16 MB të memories cache, derisa versionet me kapacitetet më të larta prej 750 GB dhe 1, 1.5, 2 dhe 4 TB kanë nga 64 MB bufer. Çmimi i përllogaritur i modeleve prej 1, 2 dhe 3 TB është 71.99, 105.99 dhe 179.99 dollarë.

Përveç Barracudave klasike, Seagate së shpejti do të paraqes edhe linjën e re të disqeve hibride Baracuda XT për kompjuterët e tavolinës, të cilët pritet të kenë së paku 4 GB të memories NAND flash për performanca sa më të mira. /Telegrafi/