LAJMI I FUNDIT:

Dell Latitude ST gjatë nëntorit

Dell Latitude ST gjatë nëntorit

Dell nga fillimi i muajit të ardhshëm nis me shitjen e tabletit për shfrytëzuesit ndërmarrës të paralajmëruar shumë kohë më parë Latitude ST.

Tableti është i bazuar në platformën Oak Trail të Intelit dhe ka procesorin Atom Z670 me takt pune prej 1.5 GHz si dhe ka të integruar bërthamën grafike GMA 600 dhe 2 GB RAM si dhe SSD-në prej 128 GB.

Ekrani ka diagonalen prej 10.1 inç (1,280 x 800 pikë), është i ndjeshëm në prekje dhe përkrah përdorimin e stylusit, ndërsa është i mbrojtur me Gorilla Glass. Specifikat tjera harduerike përfshijnë WiFi-në dhe Bluetooth 4.0, sllotin për kartelat SD, opsion janë 3G dhe GPS-i, kamera e përparme është 720p e ajo e pasme prej 5 megapiksel ndërsa aty janë edhe konektorët USB dhe HDMI.

Tableti vjen me sistemin operativ Windows 7 dhe ka përkrahjen për zgjidhjet për virutalizim siç janë VMware dhe Citrix, rregullimet e avancuara të sigurisë dhe mundësitë tjera që janë karakteristike për sistemin e avancuar operativ. Bateria mund të zgjas deri në shtatë orë punë, derisa çmimi nuk është publikuar ende. /Telegrafi/